Bitcoin u tregtua gjatë fundjavës mbi nivelin më të lartë për herë të parë që nga që fillimi i majit. Komentet nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Ark Investment Management LLC, Cathie Wood dhe Tesla Inc. ndihmoi në rritjen e kriptomonedhës.
Monedha digjitale më e madhe në botë rrit mbi mesataren e saj duke kapur vlerën e 34.609 dollarëve.
Bitcoin dukej se ishte në rrezik për rënie të mëtejshme pasi ra nën 30.000 dollarë në fillim të javës. Por ndodhi e kundërta kur Musk në konferencën “The Word B”, tha se dëshiron që Bitcoin të ketë sukses dhe se kompania e tij e eksplorimit hapësinor SpaceX Inc. zotëron disa kriptomonedha.
Wood tha që korporatat duhet të konsiderojnë shtimin e Bitcoin në bilancet e tyre, ndërsa CEO i Square Inc. Jack Dorsey tha se monedha është elastike.
Bitcoin arriti mesataren e saj 50-ditore lëvizëse për herë të parë që nga 12 maji
Ekspertët parashikojnë një qëndrueshmëri të Bitcoin midis 35-40 mijë dollarëve për muajin gusht.
Burimi: Bloomberg/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




