Art dhe Kulture

“Krushqit nga Tirana”, seriali komik grek që premton të qeshura

Një serial komik, i titulluar “Krushqit nga Tirana” do të dalë së shpejti në ekranin e televizionit grek “Mega”, ku protagoniste do të jetë aktorja Jenny Kazakou.
Xhirimet e serialit televiziv kanë filluar prej kohësh dhe sipas asaj që shkruajnë mediat greke premton shumë momente të qeshurash për shikuesit.
Jenny Kazakou do të luajë Lisa Dalauran, e cila dëshiron të largohet nga rrethi i ngushtë i familjes.
Ajo vendos të shkojë në Londër për studime dhe atje dashurohet me Alfredin. Prindërit e saj dhe të gjithë besonin se Alfredi ishte një “Zot i Londrës”, por në fakt ishte nga Shqipëria dhe ky përbënte një problem për familjen Dalaura.
Çifti do të kthehet në Greqi dhe kur nëna e saj mëson të vërtetën, nisin edhe pjesët më komike të serialit.

Aktorja greke, Jenny Kazakou, Gazeta Si, 22 korrik 2021

Historia zhvillohet në Koudounari, një qytet në Greqinë qendrore.
“Krushqit nga Tirana” do të shqetësojë një familje të sapopasuruar në provincën greke dhe do të ekspozojë hipokrizinë e aktorëve politikë lokalë, duke dhënë një panoramë të rezistencës ndaj klisheve të origjinës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë