Art dhe Kulture

Raffaella Carrà, Madridi do t’i kushtojë një shesh

Raffaella Carrà do të ketë sheshin e saj në Madrid. Njoftimi erdhi nga faqja zyrtare e artistes në Facebook – që aktualisht menaxhohet nga familja e saj – e cila raporton një artikull në “El Diario”, ku konfirmohet se në qendër të kryeqytetit spanjoll, së bashku me Calle Fuencarral midis numrave 43 dhe 45, një shesh do t’i kushtohet mbretëreshës së televizionit italian që vdiq më 5 korrik.

Propozimi erdhi nga grupi komunal Más Madrid, i cili nënvizoi punën e Raffaella Carrà, që gjithmonë ka qenë i përfshirë në kauza të shumta shoqërore: “Ajo e meriton këtë dhe më shumë. Ajo përfaqëson një ikonë të lirisë për shumë breza. Muzika e saj ka frymëzuar gjenerata të shumta. Ajo ishte një nga figurat e para publike që foli për lirinë seksuale dhe është një pikë referimi për muzikën dhe televizionin, një ikonë, për Madridin dhe për të gjithë Spanjën. Ajo e meriton këtë njohje, pasi gjithmonë ka qenë shumë e lidhur me Madridin, një qytet ku ajo tha se ndihej e lirë dhe ku ndihej shumë komode duke shijuar jetën në rrugët dhe sheshet e saj”. Të gjitha partitë votuan në favor të idesë, me përjashtim të Vox që abstenoi.

Ikona e televizionit italian, Raffaella Carrà

Këngëtarja, balerina, aktorja, prezantuesja, Raffaella Carrà, një nga ikonat e televizionit italian që solli revolucion në fushën e spektaklit në media u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Raffaella Carrà luajti në dhjetëra filma midis viteve 1960 dhe 1970, duke përfshirë ‘Von Ryan Express’ të 1965 me Frank Sinatra. Po atë vit Carrà interpretoi në komedinë muzikore ‘Scaramouche’.

Në vitet 1960 ajo u angazhua në televizion, duke dalë në shfaqje si Tempo di Danza, Il Paroliere etj. Në 1971, ajo pati një sukses tjetër në shfaqjen TV Canzonissima, duke interpretuar këngën me titull “Chissà se Va”.

Nga mesi i viteve 1970 e më tej, Carrà ishte prezantuese e njohur televizive e shfaqjeve të ndryshme në Itali (Ma Che Sera, Fantastico 3, Pronto … Raffaella?, Domenica In, Weekend con Raffaella Carrà) dhe në Spanjë (Hola Raffaella).

Raffaella Maria Roberta Pelloni, është emri i saj i vërtetë, lindi në Bolonjë më 18 qershor 1943 dhe u rrit në Romagna. Ndërsa ishte ende fëmijë, ajo u transferua në Romë për të studiuar në Akademinë Kombëtare të Vallëzimit dhe në Qendrën Eksperimentale për Kinematografinë. Vetëm në vitet 1960 ajo ndryshoi emrin duke përdorur pseudonimin e artit me të cilin e njohin të gjithë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë