Një studim i ri i botuar këtë muaj në revistën Human Evolution ka rishikuar pemën familjare të Leonardo da Vincit dhe kanë zbuluar se ai ka 14 të afërm gjallë madje disa prej tyre jetojnë akoma afër vendlindjes së tij Vinci, Itali.
Për të konfirmuar të afërmit e gjallë, autorët e studimit gjurmuan trashëgiminë e da Vinci prapa 690 vjet, duke krahasuar me kujdes kromozomin Y të atyre që jetojnë me paraardhësit e tyre të lashtë.
Da Vinci i kujtuar për gjenialitetin e tij të përgjithshëm, si dhe pikturat, skulpturën dhe zbulimet e tij shkencore jetoi nga viti 1452 deri në vitin 1519.
“Ata janë të moshës midis 1 dhe 85. Nuk jetojnë në Vinci por në komunat fqinje deri në Versilia (në bregdetin e Toskanës) dhe ata kanë punë të zakonshme si një nëpunës, topograf, artizan”, thotë autori i studimit Alessandro Vezzosi.
Gjetja është rezultat i një dekade kërkimesh nga Vezzosi dhe bashkëautorja Agnese Sabato të cilët shpresojnë se të dhënat mund të ndihmojnë në lidhjen se si plakja e parakohshme ishte potencialisht e lidhur me gjenetikën e tij dhe origjinën.
Autorët janë përfshirë gjithashtu me Projektin e ADN-së së Leonardo da Vinci, i cili kërkon të përcaktojë përfundimisht nëse mbetjet e supozuara të Leonardo da Vinçit në Kalanë e Amboise janë të tijat dhe të përdorin të dhëna të sekuencave të gjenomit të plotë nga eshtrat e da Vincit që të kuptojnë më mirë talentet e tij të jashtëzakonshme dhe mprehtësinë vizuale përmes gjenetikës.
Burimi: New Jork Post. Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



