Bizneset do të mund të vazhdojnë të punojnë më dokumentet ekzistuese të fiskalizimit (të marra më 1 korrik) deri më 31 gusht 2021, njoftuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
DPT vazhdon me fushatën e nxitjes së tatimpaguesëve që kryejnë transaksione shitjeje pa para në dorë kundrejt tatimpaguesve të tjerë dhe nuk e kanë përshtatur (krijuar) ende infrastrukturën e nevojshme për procesin e Fiskalizimit, të kryejnë menjëherë procedurat e duhura, pasi me hyrjen në fuqi të fazës së dytë të Fiskalizimit, prej datës 1 korrik 2021, kanë detyrimin ligjor për t’i fiskalizuar këto transaksione.
Më 1 korrik nisi faza e dytë e Fiskalizimit, që bazohet në transaksionet pa para në dorë midis subjekteve tatimpaguese. Më 1 shtator nis faza e tretë e kësaj reforme dhe përfshin transaksionet me para të thatë midis bizneseve dhe konsumatorëve.
I gjithë procesi i Fiskalizimit pritet të përfshijë 100 mijë biznese në total, ndërsa faza e dytë 34 mijë subjekte.
Shoqatat e biznesit i kanë kërkuar qeverisë dhe Ministrisë së Financave të shtyjnë me 2 vitë të gjithë procesin por MFE-ja bëri të ditur që do të shtyhen penalitetet deri më 31 dhjetor 2021, por jo procesi në vetvete.
Deri më tani, bizneset janë përballur me probleme teknike dhe kosto për të hyrë në fiskalizim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.