Menaxhim

Rregullat e reja të dërgesave postare. Tarifat dërgohen në AKEP

Operatorët e shërbimeve postare në vend do të dërgojnë çdo fundvit listën ne tarifat e shërbimeve të ofruara në AKEP.

Sipas rregullores së re mbi shërbimet e dërgesave të pakove ndërkufitare që janë përcaktuar në udhëzimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës (MIE) dhe botuar në Fletoren Zyrtare.

Operatorët gjithashtu brenda çdo date 30 qershor të një viti duhet të dërgojnë në AKEP informacionin për të ardhurat vjetore nga shërbimet e dërgesave të pakove, numrin e personave të punësuar, numrin e pakove përpunuese dhe emrat e nënkontraktorëve (sipërmarrës që ofron pranimin, përpunimin, transportin dhe shpërndarjen e pakove për llogari të ofruesit të shërbimit të dërgesave të pakove).

Sipas MIE udhëzimi ka si qëllim mbikëqyrjen rregullatorë të dërgesave të pakove postare, transparencën e tarifave dhe vlerësimin e tarifave për disa shërbime të dërgesave të pakove ndërkufitare, me qëllim identifikimin e atyre të cilat janë të larta pa asnjë arsye dhe informacionin për konsumatorët të vëne në dispozicion nga tregtuesit, në lidhje me shërbimet e dërgesave të pakove ndërkufitare. Operatorët postarë që nuk do të zbatojnë rregullat e reja, në udhëzim përcaktohet vendosja e gjobave.

Konkretisht detyrimi për vënien në dispozicion të tarifave do të jetë për të gjithë operatorët postarë letër standarde 500 g (brenda dhe jashtë vendit); b) letër standarde 1 kg (brenda dhe jashtë vendit); c) letër standarde 2 kg (brenda dhe jashtë vendit); d) letër e regjistruar 500 g (brenda dhe jashtë vendit); e) letër e regjistruar 1 kg (brenda dhe jashtë vendit); f) letër e regjistruar 2 kg (brenda dhe jashtë vendit); g) letër e gjurmueshme 500 g (brenda dhe jashtë vendit); h) letër e gjurmueshme 1 kg (brenda dhe jashtë vendit); i) letër e gjurmueshme 2 kg (brenda dhe jashtë vendit); j) pako standarde 1 kg (brenda dhe jashtë vendit); k) pako standarde 2 kg (brenda dhe jashtë vendit); l) pako standarde 5 kg (brenda dhe jashtë vendit); m) pako e gjurmueshme 1 kg (brenda dhe jashtë vendit); n) pako e gjurmueshme 2 kg (brenda dhe jashtë vendit); o) pako e gjurmueshme 5 kg (brenda dhe jashtë vendit).

Udhëzimi përcakton se AKEP-i, brenda datës 28 shkurt të çdo viti kalendarik, publikon të dhënat për tarifat e shërbimeve të dërgesave ndërkufitare për pakot e ofruara nga ofruesit e shërbimeve, duke siguruar që publikimi bëhet në një link të dedikuar të faqes së AKEP-it, e cila do jetë neutrale dhe jo me karakter tregtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë