Konfindustria, Konfederata e Industrive të Shqipërisë ka bërë thirrje për përmirësimin e rrugës dytësore të Zonës Industriale në autostradën Durrës-Tiranë për shkak të shqetësimeve të bizneseve që operojnë aty.
Konfindustria kritikon edhe projektin e Bankës Botërore, që ka financuar menaxhimin dhe mirëmbajtjen e kësaj rruge.
“Pavarësisht, se financimet e mirëmbajtjes së sistemit rrugor i kushtojnë mjaft shtrenjtë buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë, cilësia e shërbimit është mjaft e ulët, me shënja të qarta të shpërdorimit, subjektivizmit dhe korrupsionit.”
Konfindustria tregon se rruga në të dy anët e autostradës Tiranë -Durrës është në gjendje mjaft të dëmtuar, duke krijuar vështirësi të shumta në qarkullimin e mjeteve, dëmtimin e tyre, rritjen e papranueshme të kostove dhe sidomos përbën një rrezik të lartë edhe për aksidente dhe sigurinë e jetës. Gjithashtu, ngarkesa e lartë e qarkullimit të mjeteve në zonë përbën një ngarkesë të ndjeshme edhe për dëmtimin e mjedisit për Tiranën edhe kështu në gjendje të rënduar dhe jashtë çdo standardi ndërkombëtar të lejuar.
Në këtë zonë janë përqëndruar më shumë se 70% e njësive industriale të kryeqytetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.