Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka shprehet se pika doganore e “Tre Urave” që lidh Shqipërinë me Greqinë do të hapet në datë 13 Korrik, por e limituar në orar nga 08:00 deri në ora 20:00.
Ndërkohë që nga pika doganore e Qafë Botës që është në funksion 24 orë tashmë do të lejohet edhe kalimi i kamionëve, fugonëve të mallrave, si dhe autobusëve.
“Prej datës 13 korrik qytetarët shqiptarë, veçanërisht banorët e Ersekës dhe Përmetit do të mund lëvizin drejt Greqisë. Pika doganore e Tre Urave, do të hapet prej së martës e në vijim, nga ora 08:00 deri në ora 20:00.
Pika doganore e Qafë Botës do të funksionojë 24 orë dhe pa asnjë kufizim të numrit të udhëtarëve. Që prej ditës së sotme, në këtë doganë do të lejohet edhe kalimi i kamionëve, fugonëve të mallrave, si dhe autobusëve.
KUJDES! Përpara se të lëvizni drejt Greqisë dhe vendeve të tjera në BE apo jashtë saj, informohuni për protokollin, përmes adresës zyrtare të MEPJ.”-bën me dije ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje