Sipas Indeksit të Pasaportave nga Instituti i Henley-t, e rendit pasaportën shqiptare në vendin e 55-të nga rëndësia. Shqipëria lë pas Turqinë në vendin e 56-të dhe pasaporta të vendeve të tjera si Kuvajti, Arabia Saudite etj. Sipas studimit, me pasaportën shqiptare mund të aksesosh 115 vende të ndryshme.
Në vend të parë është pasaporta japoneze, që i ofron qytetarëve të vet lëvizje pa viza, ose vizë kur mbërrin në 193 kombe të ndryshme. Tani me kufizimet e Covid-19, pasaporta japoneze të lejon të hysh në 75 destinacione të ndryshme.
Në vend të fundit, 116, renditet pasaporta afgane, ndërsa ajo e Kosovës në vendin e 106-të, me vetëm 40 vende të huaja të aksesueshme.
Sipas një analize nga Bloomberg, me kufizimet nga Covid-19, një qytetar nga Mbretëria e Bashkuar mund të vizitojë vetëm 60 destinacione, në balancë me pasaportën e Uzbekistanit.
Ndërsa ata që mbajnë pasaportën amerikane, janë baraz apo më poshtë Ruandës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




