Biznes

QKB-thirrje bizneseve: Deklaroni pasqyrat financiare brenda 31 korrikut

Qendra Kombëtare e Biznesit u ka bërë thirrje bizneseve që të deklarojnë pasqyrat financiare deri më 31 korrik.  

Në ligjin e ndryshuar për “Regjistrimin e biznesit”, subjektet duhet të regjistrojnë dhe depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, në rastet kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme, jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar, në të kundërt aplikohet sanksion administrativ gjobë, prej 15.000 lekë.

Dorëzimi bëhet në formatin e Excel dhe dorëzohet në e-albania.

Më herët, tatimet kanë njoftuar se formati që dorëzohet në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKB), është:

– Bilanci (aktivet, pasivet dhe kapitali);

– Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve;

– Pasqyra e ndryshimeve në kapital, pasqyra e fluksit të parasë ose pasqyra e qarkullimit të likuiditeteve (cash-flow);

– Aneksi për shpjegimet shpjeguese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë