Biznes

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e pikës fillestare dalëse të TAP-it në Fier

Kryeministri Edi Rama njoftoi se është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e Pikës Fillestare Dalëse Shqiptare të gazit.

Sipas Kryeministrit ky investim do ta kthejë Shqipërinë në eksportues neto të energjisë dhe për ta bërë atë një hapësirë burimesh të ndryshme të prodhimit të energjisë duke futur edhe një komponent tjetër në jetën ekonomike të vendit të munguar siç është gaz.

“TAP nuk është thjesht një rrugë kalimi e gazit për në anën tjetër të Adriatikut, por burim i zhvillimit ekonomik e social transformues i vendit për dekadat e ardhshme.”

Projekti i gazsjellësit cilësohet si projekti më strategjik në Europë dhe operimi në Shqipëri mund të ndihmojë vendin në integrimin ekonomik në rajon dhe në të gjithë Europën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë