Veprimtaria e këmbimit valutor në Shqipëri gjatë vitit 2020 u zgjerua pavarësisht situatës të krijuar nga pandemia.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në Raportin Vjetor të Mbikëqyrjes, tregojnë se tregu i këmbimeve valutore u zgjerua me 7% në krahasim me vitin e kaluar.
Numri i bizneseve të këmbimit arriti në total në të gjithë vendin në 538 nga 503 që ishin me 2019.
Gjatë vitit 2020 u dhanë 43 licenca të reja të zyrave të këmbimit valutor, si dhe u revokuan 8 licenca, ndërsa u refuzuan 3 aplikime.
Numri i zyrave të reja të këmbimit valutor është zgjeruar me ritme më të shpejta se linjat e tjera të bizneset në sektorë të tjerë të ekonomisë.
Nga viti 2010 në vitin 2020 numri i zyrave të këmbimit valutor është dyfishuar duke arritur në 538 të tilla nga 284 që ishin në vitin 2010.

Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2020 në zyrat e këmbimit valutor u gjeten problematika që kishin lidhje me mosrespektimin e rregullore kundër pastrimit të parave.
Shumë prej tyre kishin mungesë të një rregulloreje të brendshme në funksion të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit (PPP/PFT), kur aktiviteti ushtrohet nga jo më pak se tre persona.
Në shumë raste nuk respektuan procedurat identifikuese të klientëve, identifikim i klientëve dhe verifikim të identitetit të tyre dhe mangësi në ruajtjen e dokumentacionit mbështetës të veprimeve valutore.
Zyrat e këmbimit nuk respektuan kërkesat për marrjen e masave parandaluese për krijimin e një sistemi të centralizuar përgjegjës për grumbullimin dhe analizimin e të dhënave, dhe me elemente për identifikimin e anomalive.
Në shumë raste kishte mungesë evidence për raste dyshimi për ngjashmëri emrash me listat e shpallura dhe listën e sanksioneve të Këshilli të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KSKB) apo evidenca janë kryer verifikime me listat e shpallura.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




