Treg

Kompanive të sigurimit po u pakësohen fitimet, sidomos ato për sigurimin e jetës

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2021, tregu i sigurimeve rezultoi me rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu i sigurimit të jetës rezultoi me rënie, ku për tremujorin e parë të vitit 2021, nga këto sigurime u arkëtuan vetëm 4.4 milionë lekë. Një vit më parë, kjo shifër ishte 86 milionë lekë.

Sipas AMF-së, tregu i sigurimeve të jo-jetës arriti në vlerën e 309 milion lekëve, me rënie 44.3% nga tremujori i parë i vitit 2020.

Fitimet  e ulëta krahasuar me vitin 2020, mund të jenë pasojë e pakësimit të të ardhurave të përgjithshme dhe rritjen e numrit të vdekjeve nga pandemia. Për pesë muajt e parë të këtij viti dëmet e paguara në sigurimin e jetës janë rritur me 57%.

Vitin e kaluar, kompanitë e sigurimeve realizuan në total një fitim neto në vlerën 1.04 miliardë lekë , në rritje vjetore me 23%.

Pavarësisht tërmeteve të vitit 2019, dëmet e paguara direkt nga kompanitë e sigurimeve vitin e kaluar ishin më të ulëta, sepse këto ngjarje ishin të risiguruara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë