Treg

Ankandi 5 mld lekë për obligacionet 10-vjeçare. Kuponi rezulton në rënie

Këtë të hënë (5 qershor), Ministria e Financave zhvillon ankandin e obligacioneve me maturim 10-vjeçar, me shumë të shpallur 5 miliardë lekë.

Kuponi i obligacioneve 10-vjecare rezulton 5%, me rënie të lehtë nga ankandi i fundit i këtyre obligacioneve.

Obligacionet me 10 vite maturim, ndonëse këtë herë kuponi rezulton me rënie të lehtë nga 5.38% në 5%, mbeten instrumente të vlefshme të investimeve afatgjata.

Në këtë ankand mund të bëhen pjesë edhe individët me ndihmën e një ndërmjetësues të licensuar nga Autoriteti Mbikëqyrës Financiar me një shumë minimale prej 500 mijë lekësh. Sipas AMF-së, për vitin e kaluar individët realizuan blerje të obligacioneve në tregun primar për një vlerë prej 6.9 miliardë lekësh ose rreth 56 milionë eurosh.

Tregu i obligacioneve afatgjata është një sfidë edhe për Bankën Qendrore Europiane, pasi për një pjesë është mjet që ndihmon qeverinë më shumë se ekonominë dhe fryn çmimet e mallrave. Ndërsa për pjesën tjetër është mjet në benefitet e ekonomisë dhe largimin ndaj panikut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë