Ministrja e Financave, Anila Denaj ka njoftuar se nga data 5 korrik do të hapen lundrimet nga Porti i Sarandës për në Portin e Korfuzit në Greqi.
Sipas ministres, hapja do të jetë me kapacitet të plotë të trageteve qe transportojnë udhëtarët dhe se do të jetë një faktor pozitiv për sezonin turistik 2021.
Lëvizjet midis dy porteve u ndaluan vitin e shkuar për shkak të përhapjes se Covid-19 dhe menaxhimit të situatës.
Posti i plotë i ministres Denaj:
“Lajm i mirë
Hapja me kapacitet të plotë e lundrimeve të trageteve, për qarkullimin e udhëtarëve nga Porti i Sarandë drejt Portit të Korfuzit, në Greqi, pas rreth një vit e gjysmë pezullimi ka sjellë realizimin e udhëtimeve të para.
Nga data 5 Korrik udhëtimet do të nisin vajtje- ardhje dhe ky pritet të jetë një faktor pozitiv për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Lehtësimi i qarkullimit erdhi falë edhe masave të marra nga Qeveria Shqiptare për menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimin në masë të popullatës.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.








