Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka raportuar se deri në fund të prillit 2021, borxhi i institucioneve ndaj tij është rritur duke arritur në 76.8 miliardë lekë.
46.7 miliardë lekë janë borxhe të familjeve kundrejt OSHEE-së, ndërsa pjesa tjetër nga institucionet buxhetore dhe jo-buxhetore, këto të fundit kanë nisur një rritje të vrullshme të debitit në OSHEE që nga viti 2016. Aty bëjnë pjesë ujësjellës-kanalizimet, me nivelin më të lartë të borxhit, por nga raporte të mëparshme thuhej se një gjë e tillë duhet të negociohet midis institucioneve, sepse ndërprerja e një shërbimi të tillë do të ishte problem madhor për vendin.
Borxhi i familjeve, që nga viti 2014 ka ardhur në ulje dhe me këtë mund të lidhet fushata intensive e OSHEE-së për të ndaluar shkeljet dhe devijimet në pagesa gjatë viteve të fundit. Në të njëjtën linjë rënëse ka qenë edhe borxhi i biznesit ndaj OSHEE-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




