Menaxhim

Nis sigurimi i detyrueshëm për mjetet e transportit. Rritet kufiri i dëmeve, bonus-malus përcaktohet nga kompanitë

Më 1 korrik hyri në fuqi ligji i ri për sigurimet e detyrueshme në sektorin e transportit duke zbatuar sistemin “bonus-malus”.

Ky ligj parashikon shpërblimin e drejtuesve të mjeteve të dëmtuara pa historik dëmesh me prime të shkuara prime sigurimi më të ulëta dhe penalizimin e drejtuesve që kanë shkaktuar dëme në të shkuarën me prime më të larta.

Bonus-malus nuk do të jetë i detyrueshëm, por do të përcaktohet nga vetë kompanitë e sigurimit.

Mundësia për ta përdorur këtë sistem ka qenë edhe më herët, por sipas AMF-së, vetë kompanitë nuk e kanë parë të arsyeshme ta përdorin.

Risi tjetër e rëndësishme e ligjit të ri është edhe rritja e limitit të përgjegjësive për çdo ngjarje sigurimi dhe person të dëmtuar në aksident. Sipas ligjit të ri, prej 1 korrikut 2021 kufiri minimal i përgjegjësisë për çdo person të dëmtuar në aksident do të rritet në 22 milionë lekë, nga 20 milionë lekë që është aktualisht. Në periudhën 2022-2026 ky limit do të rritet më tej me dy milionë lekë çdo vit, duke arritur në nivelin final prej 32 milionë lekësh në vitin 2025.

Afati për trajtimin e dëmeve ndaj personave do të jetë 90 ditë, ndërsa në prnë 30 ditë. Për dëmet deri në 100 mijë lekë afati është 14 ditë.

Në rast të mosrespektimit të afatit të përcaktuar në këtë nen, palës së dëmtuar i lind e drejta e përfitimit të interesit të pagueshëm për çdo ditë vonesë në shlyerjen e dëmshpërblimit nga shoqëria e sigurimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë