Greqia ka vendosur të fillojë javën e ardhshme vaksinimin e adoleshentëve të moshës 15-17 vjeç, mes alarmit se varianti i Delta i Covid-19, i zbuluar për herë të parë në Indi, prek më shumë të rinjtë.
Rekomandimi për vaksinimin e adoleshentëve të kësaj moshe por edhe fëmijëve me sëmundje shoqëruese u vendos nga gjatë një takimi të Komitetit të Ekspertëve të Ministrisë greke të Shëndetësisë
Mutacioni "Delta" ishte në qendër të këtij takimi për shkak të transmetueshmërisë së tij të lartë, veçanërisht në zonat me mbulim të ulët vaksinimi.
Sipas informacionit, sapo qeveria të japë më në fund "dritën e gjelbër", platforma për caktimin e datës së vaksinimit do të hapet menjëherë. Në fakt, vaksina që duket se preferohet për vaksinimin e moshave të mësipërme është ajo e Pfizer. Autoritetet greke po rekomandojnë prindërit të zgjedhin këtë vaksinë, por po theksojnë po ashtu të gjitha vaksinat e koronavirusit janë të sigurta dhe mbrojnë fëmijët.
Mutacioni godet të rinj dhe të pavaksinuarit
Siç theksojnë ekspertët, mutacioni Delta "godet" kryesisht të rinjtë dhe të pavaksinuarit. Në fakt, ata e kanë bërë të qartë se arma e vetme që është provuar të jetë efektive në trajtimin e këtij mutacionui, cili nga njëra anë duket më ngjitës se të tjerët, dhe nga ana tjetër duket më i rrezikshëm, është vaksinimi i plotë.
Sipas modeleve kompjuterikë, ky mutacion do të bëhet dominues në Europë në Gusht dhe Greqia nuk do të mbetet e paprekur. Të paktën 29 raste të këtij mutacioni janë identifikuar në vendin fqinj dhe zonat më të rrezikuara janë Kreta, Atika dhe Korinti.
Kryeministri grek Qiriako Mitsotakis, gjithashtu dha paralajmërime të ngjashme, duke u bërë thirrjetë rinjve të vaksinohen. "Ata që janë vaksinuar janë të mbrojtur, ata që nuk janë vaksinuar janë në rrezik. Në vendin tonë duhet t’i drejtohemi edhe të rinjve edhe më të moshuarve që të nxitojnë të vaksinohen ”.
Në këto kushte, përfaqësuesi i Komitetit të Sëmundjeve Infektive, Gikas Majorkinis, njoftoi vaksinimin e adoleshentëve në vendin fqinj. “Mutacioni Delta godet të pa vaksinuarit, por edhe fëmijë. Për momentin shpresojmë të mbulohet nga të gjitha vaksinat.”
Sipas profesorit të Pulmonologjisë, Nikos Tzanakis, një problem i madh janë të rinjtë e pavaksinuar nën 18 vjeç, të cilët përbëjnë rreth 2 milion të popullsisë së Greqisë.
Ai theksoi se shqetësimi më i madh vjen për shkak të faktit se transmetueshmëria e tij është rreth 60% më e lartë se varanti britanikët, e cila nga ana tjetër ishte 50% më ngjitëse sesa lloji origjinal i koronavirusit. Ky mutacion transmetohet brenda pesë sekondash”, tha ai.
Tzanakis gjithashtu theksoi se të vaksinuarit plotësisht do të sëmuren me një shkallë shumë të ulët nga mutacioni Delta, por kryesisht ata që do të sëmuren do ta kalojnë lehtë dhe nuk do të duhet të shtrohen në spital.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.