Treg

Verifikimi i sigurimit, historiku i dëmeve dhe policave/ 4 shërbimet e reja online për shoferët

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka hapur garën me 7.5 milionë lekë për ofrimin e 4 shërbimeve online lidhur me siguracionet e mjeteve motorike në vend.

4 shërbimet e reja që AMF synon të fusë në e-albania janë verifikimi i policës për mjetet motorike; Njoftimi i qytetarëve 14 ditë përpara skadencës së policës TPL, në seksionin “Mesazhet e mia”; Historiku i policave të mjetet motorike dhe historiku i dëmeve.

Të dhënat për kryerjen e këtyre shërbimeve do të merren nga Regjistri Elektronik Online i Shitjeve. Në dokumentin e prokurimit afati i fundit shënohet 8 korriku.

Shërbimi i verifikimit të policisë së sigurimit do t’i mundësojë shoferëve ta kenë atë me vete online gjithë kohën dhe jo vetëm fizikisht.

Shërbimi i historikut të policave të mjeteve motorike është një shërbim që ka lindur si nevojë e kërkesave të shpeshta adresuar Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare për vërtetimet që kërkohen kryesisht nga qytetarët shqiptarë me banim jashtë vendit mbi historikun e policave të sigurimit të detyrueshëm motorik.

Shërbimi historiku i dëmeve të mjeteve motorik” që ka lidhje me historikun e policave të mjeteve motorike, ka lindur si nevojë e kërkesave të shpeshta adresuar Autoritetit për vërtetimet që kërkohen nga shqiptarët që jetojnë jashtë.

Për të përfituar Verfikimin e Polices së sigurimit nevojitet: Kodi Policës; Numri Serisë; Data e shitjes; Data e fillimit’ Data e mbarimit; Statusi; Data e ndryshimit të statusit; Totali i pagesës. Të dhënat e shoqërisë së sigurimit kontraktuese, si: Emri i shoqërisë; Emri i agjencisë. Të dhënat e mjetit: Nr Shasisë; Targa; Marka; Modeli; Ngjyra; Viti prodhimit; Numri i vendeve. Të dhënat e policëmbajtësit (pronar/përdorues): emri; mbiemri; datëlindja dhe tipi i klientit.

Për të përfituar shërbimin e Historikut të policave të mjeteve motorike nevojitet: Kodi Policës; Numri Serisë; Data e shitjes; Data e fillimit; Data e mbarimit; Statusi; Data e ndryshimit të statusit; Totali i pagesës. Të dhënat e shoqërisë së sigurimit kontraktuese, si: Emri i shoqërisë; Emri i agjencisë. Të dhënat e mjetit: Nr Shasisë; Targa; Marka; Modeli; Ngjyra; Viti prodhimit; Numri i vendeve.

Për shërbimin e Historikut të dëmeve të mjetit motori nevojitet: Kodi i dëmit Shoqëri, Statusi i dëmit, Data e raportimit; Data e aksidentit, Rrethi, Nr. i raportit të policisë, Rajoni i policisë; Monedha; Vlera e përllogaritur e dëmit: Pasurore, Materiale, Shëndetësorë, Morale; Vlera e rivlerësuar e dëmit: Pasurore, Materiale, Shëndetsore, Morale; Vlera nga procesi gjyqësor e dëmit: Pasurore, Materiale, Shëndetësorë, Morale; Shkaktari: Emër, Atësi, Mbiemër, Gjinia (M/F), Viti i Lindjes, NID: Dëshmia e aftësisë, Viti i dëshmisë̈ së aftësisë̈: NIPT: Shoqëria lëshuese e policës, Numri serial i policës, Kodi i policës AMF: Automjeti dëmtues: Targa, Ka dalë jashtë përdorimit (PO/JO): Përfituesi 1: Emër, Atësi, Mbiemër, Gjinia (M/F), NID; Automjeti i dëmtuar: Targa, Ka dalë jashtë përdorimit, Kodi i policës AMF: Vlera e dëmit: Paguar (PO/JO), Vlera, Monedha. Përfituesi 2: Emër, Atësi, Mbiemër, Gjinia (M/F), NID; Automjeti i dëmtuar: Targa, Ka dalë jashtë përdorimit, Kodi i policës AMF; Vlera e dëmit: Paguar (PO/JO), Vlera, Monedha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë