Njerez

Fëmijët e Bob Marley po rrisin industrinë e Marijuanës

 Ai nuk ishte një kapitalist. Fjalët e tij të fundit ishin “Paratë nuk mund të blejnë jetën”, por fëmijet e Bob Marley po pasurohen akoma.

Muzeu i Bob Marley-t në Kingston do të kthehet në një “shtëpi bari”, të ndërtuar nga fëmijët  e tij dhe mbështetur nga investitorë amerikanë. Çdokush mund të shkojë dhe të blejë marijuanë të personalizuar, për qëllime mjekësore apo qefi.

Për shumë vite me rradhë, xhamajkanët kanë kërkuar të kenë marijuanën, por vetë, para 6 vitesh u dekriminalizua nga shteti. Që atëherë, mund të mbillen nga  5 bimë për shtëpi dhe ligji thotë se çdo biznes me kanabis, duhet të posedohet 50% nga xhamajkanët.

Kultivimi në shkallë të lartë për krijimin e drogës nuk është i ligjshëm, sepse “zemra e Amerikës” mund ta dërgojë atë atje. Gjithsesi, SHBA-ja furnizohet me kanabis nga Xhamajka.

I gjithë shteti amerikanë ndodhet në një situatë të çuditshme lidhur me marijuanën.  Policia në Xhamajka dogji 236 ha tokë të mbjellë me kanabis, ndërsa Nevada mblodhi 188 milionë dollarë nga lejimi i saj.

Ndryshe, nami i Xhamajkës për këtë bimë është më i madh, lidhur me dy llojet e  saj, Rasta dhe Maroon. Nëse përdorimi i përditshëm i marijuanës në Xhamajka ligjërohet, ëndrra nuk do të mbesë në sirtar.

Burimi:The Economist/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë