Brezi i Mileniumëve (Milenials) e shpenzoi rininë e vet me dy recesione ekonomike të forta, rritje të çmimeve të banesave dhe borxhe studentësh të larta.
Prandaj, kur ata të kapin të 40-at, mund të kenë edhe një martesë edhe një pronë të vetën. Sipas studimeve, ky grup “negativ” po ecën mirë. Më mirë se brezat më parë.
Në historinë moderne, çdo brez ka qenë më i pasur se paraardhësi. Nëse Mileniumët bien, do të thyhet tradita e disa gjeneratave. Por të krahasosh brezat është gjë e vështirë, ndonëse gjërat po ndryshojnë dhe njerëzit gjejnë mënyra të reja për t’u pasuruar.
Gjërat kanë ndryshuar që kur Baby Boomers-at ishin të rinj. Një pagë e mirë dhe një stabilitet financiar tani kërkon përgatitje më shumë se sa shkolla e mesme.
Për shumicën, të jesh i suksesshëm kërkon të shpërngulesh një një qendër të madhe metropolitane që të ofron mundësi dhe një rrjet kolegësh që të shtyjnë më tej me aftësitë. Mileniumët duhet të kursejnë dhe investojnë për pensionin e tyre. Ndryshime që jo domosdoshmërisht mund të jenë pozitive. Por të shikosh portofolin e Mileniumëve është goxha mirë. Ata kanë bërë zgjedhje në përgjigje të ekonomisë së re.
Mileniumët kanë dy herë më shumë borxhe se sa prindërit e tyre në të njëjtën moshë. Ky është borxh që ka ardhur nga borxhi i studentëve, një investim në fitimet e tyre në të ardhmen.
Rritja e pagave shkon paralel me rritjen e viteve të shkollimit.
Mileniumët kanë paguar më shumë para për shkollimin se sa prindërit e tyre dhe pagat nisën të bien në vitet 1980,ndërkohë që më shumë njerëz po merrnin diploma.
Më parë pagat rriteshin kur njerëzit ndryshonin punë dhe punonin më shumë, ndërsa tani njerëzit nuk ndërrojnë punët dhe punojnë më pak.
Kjo ndihmon për të shpjeguar pse pagat kanë ngecur, sepse në të kaluarën, rritjet ishin pjesërisht të nxitura nga lëvizjet dhe pozicionet më pak të sigurta. Një aset që paguan të ardhura të parashikueshme çdo vit është më i vlefshëm sesa një aset me vlerë, por me rrezik, sepse të dish sa do të paguhesh (ose duhet të paguash) çdo vit është e dëshirueshme, pavarësisht nëse je investitor apo punëtor.
Paga 1 dollarëshe e një Mileniumi vlen më shumë se sa një paga 1.5 dollarëshe e paqëndrueshme e Bommerave.
Edukimi ka ndikuar në këtë drejtim. Sa më shumë vite edukimi të kesh aq më pak mundësi ke për të ngelur papunë. Në ekonominë e re, e kemi këmbyer këtë stabilitet me rrezikun. Në këtë botë, të investosh tek vetja është investimi më i zgjuar që mund të bësh.
Para pandemisë, në zona të mëdha urbane kishte paga më të larta dhe zhvillim më të mirë të aftësive. Këto vende gjithashtu kishin çmime më të larta të shtëpive, pjesërisht për shkak të kërkesës dhe gjithashtu për shkak të politikave që kufizojnë zhvillimin. Pra, nëse jetoni diku dhe nuk keni mundësi të blini një shtëpi, kjo mund të jetë sepse jetoni diku që nxit zhvillimin e karrierës tënde.
Burimi: Bloomberg/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.