Ka ndodhur

Vrasja e Armando Baboçit, arrestohet pas 9 muajsh 27-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje është arrestuar në Durrës. Bëhet fjalë për shtetasin Anxhelo Boçi, banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Dyshohet se ai është i përfshirë në ngjarjen e ndodhur më datë 18 shtator 2020 në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ku pas një konflikti të çastit me mjete të forta dhe më pas me armë zjarri, mbetën të plagosur shtetasit Erald Gjini, 19 vjeç, H. T., 23 vjeç dhe shtetasi Armando Baboçi (Gj)., 39 vjeç. Ky i fundit, si pasojë e plagëve të mara ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Fillimisht dyshohet se konflikti ishte nxitur nga Erald Gjini, duke qëlluar me sende të forta një nga pjesëtarët e familjes Tatozi, me të cilët kishin një konflikt të hershëm pronësie.

Fill pas kësaj, në konflikt është përfshirë dhe i ati i 19-vjeçarit, Armando Baboçi, i cili ka shkuar në ndihmë të të birit. Në atë kohë, policia ndaloi 6 persona të përfshirë në konflikt. Për këtë ngjarje, gjykata ka lënë në burg më herët  Klodjan Dacin dhe Sergio Tatozin.

Gjithashtu është vendosur “detyrim paraqitje” për Argit Kastriotin dhe Endri Cimon, të cilët akuzoheshin për “moskallzim krimi”.

Ndërsa Enrik Tatozit iu komunikua masa e sigurisë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ishte i plagosur me një plumb në bark.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë