Biznes

ERE miraton pagesat rregullatore për 304 licensa. Mbi 200 mln lekë

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka miratuar pagesat rregullatore për 304 licensa të dhëna subjekteve në tregun e energjisë dhe gazit.

Aktiviteti financiar  këtyre subjekteve arrin në vlerën e 207 milionë lekëve të cilat do të mblidhen nga ERE. Pasqyrat financiare të këtyre kompanive janë publikuar në muajin shkurt, siç ndodh çdo vit.   

Licencat nisin nga ato për prodhim energjie tek ndërtim, instalim dhe prodhim, për të vazhduar tek transmetim energjie apo gazi, furnizimi dhe tregtimi.

Subjektet kanë afat 30 ditë pas ditës së publikimit të emrit në Fletoren Zyrtare.  ERE ka sqaruar dhe se si duhet të duhet të operojnë subjektet që kanë më shumë se një licensë.

Pagesa rregullatore për vitin 2021 e këtyre subjekteve është llogaritur nëpërmjet peshës specifike të të ardhurave të deklaruara ndaj totalit të të ardhurave të sektorit të energjisë, për një nga licencat ndërsa për aktivitetet e tjera të licencuara është zbatuar automatikisht tarifa fikse.

Subjektet që nuk kanë patur aktivitet për vitin 2021 do të mbajnë të dhënat e vitit 2020, ndërsa subjektet që kanë rezultuar me rritje do të kenë zbritje për vitin aktual.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë