Tre persona janë arrestuar n Durrës, pasi akuzohen se kanë mashtruar përmes letrave turistët dhe u merrnin para. Policia bën me dije se gjatë kontrollit fizik, njërit prej të arrestuarve iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis sativa.
Të arrestuarit janë B.M., 28 vjeç, A.Xh., 19 vjeç banues në Shijak dhe K.D., 19 vjeç, banues në Skrapar, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin, organizonin lojëra me letra me turistët dhe përfitonin para prej tyre nëpërmjet mashtrimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




