Ka ndodhur

Rrihen për një vajzë, dy vëllezër nga Lezha sherr me dy vëllezër nga Kosova në Shëngjin

Një konflikt mes dy vëllezërve nga Lezha dhe dy vëllezërve nga Kosova  ka ndodhur të dielën në Shëngjin. Policia sqaron se dy vëllezërit Ç.Z.,23 vjeç, Q.Z., 21 vjeç nga Kosova, janë konfliktuar me vëllezërit A.J., 24 vjeç dhe A.J., 24 vjeç nga Shëngjini.

Ngjarja u shënua në mes të ditës dhe shumë qytetarë dhe pushues kanë qenë dëshmitarë të këtij sherri.

Policia thotë se gjithçka ka nisur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa burimet bëjnë me dije se ata janë zënë për një vajzë.

Si pasojë, të katër djemtë kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë për mjekim, ku tashmë ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, kundër tyre rëndon akuza për veprën penale, “Dëmtime të tjera me dashje” e kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë