Ka ndodhur

Trafik kanabisi me varkë përmes liqenit të Ohrit, në pranga 35-vjeçari

Një 35-vjeçar ka rënë në pranga në Pogradec, ndërsa i vëllai është shpallur në kërkim me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Adrian Papajanis 35 vjeç dhe Fatjon Papajanis, të dy banues në Hudënisht, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, duke përdorur kufirin liqenor të Ohrit.

Ata kanë tentuar të trafikojnë 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një varkë, dy motora uji tip “Yamaha”, dy peshore elektronike, mjete të cilat përdoreshin nga dy vëllezërit në këtë veprimtari të paligjshme.

Policia po punon për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë