Treg

Coca-Cola humb 4 mld dollarë pas refuzimit live nga Ronaldo

Heqja e shisheve të pijes Coca-Cola nga futbollisti Cristiano Ronaldo në një konferencë pë shtyp, i shkaktoi kompanisë një humbje prej 4 miliardë dollarësh brenda pak orëve.  Rënie me 1.6% në vlerën totale të kompanisë në tregun botëror.

Kapiteni i Portugalisë është i njohur për mendimet e tij për pijet e gazuara dhe dëmin e tyre në shëndet. Pasi largoi shishet e Coca-Cola-s, Ronaldo thërriti “ujë”.

Coca-Cola është një ndër sponsorët gjeneralë të kampionatit europian Euro 2020. Vlera e aksioneve të kompanisë ra me nga 56.10 dollarë në  55.22 dollarë.

Kapitali i kompanisë ra në 238 miliardë dollarë nga 242 miliardë që ishte.

Burimi: The Guardian/Përshtati:Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë