Euro 2020

Europiani më i bukur, fija që do të na rilidhë me jetën normale

Jemi të gjithë “axurrë”. Nga sot dhe për një muaj, shpresojmë. Ka qenë gjithmonë kështu në këtë vend për nga natyra dhe historia të ndarë, këtë herë edhe më shumë. Italia që zbret në fushë sot në “Olimpico” do të na rilidhë fijet e jetës që kishim dhe që na u mor nga një virus që i ndryshoi fytyrën botës, ndryshoi zakonet e gjithkujt dhe mori me vete miliona jetë. Ka shumë rëndësi të luhet, ka shumë rëndësi të ketë publik. Kanë rëndësi gjërat që i kishim të sigurta dhe që tani kemi mësuar se në fakt nuk janë të tilla.

Ky Europian që do të luhet në shumë vende, është organizuar me shumë vështirësi, por ka marrë rrugë me një sens preciz, jo vetëm sportiv. Është e drejtë që rinisja të jetë e përgjithshme, nga momenti që e përgjithshme ka qenë edhe vuajtja. Logoja e Europianit është ende origjinalja (2020) pikërisht për të kujtuar gjithçka, çfarë kemi lënë pas krahëve dhe çfarë duam të kemi.

Pastaj është futbolli, natyrisht. Me skuadrat favorite, surprizat, kampionët e pritshëm dhe ata që ndoshta nuk i pret. Italia e Mançinit vjen nga një seri rezultatesh pozitive, që autorizon një lloj optimizmi. Kombëtarja italiane e ka fituar Europianin vetëm një herë, në ’68-ën, në shtëpi, pas gjysmëfinales së kaluar me monedhë dhe një finaleje të përsëritur. Ka edhe skuadra të tjera shumë të forta, Franca mbi të gjitha.

Mançini ka ditur t’i japë Italisë një fizionomi të qartë, ka ndërtuar një grup, ku shumë lojtarë japin më të mirën, më shumë se te klubi i tyre. U ka ndodhur pak trajnerëve më parë, edhe atyre që kanë fituar diçka.

Mesfusha është pika më e fortë e Italisë. Ka humbur Xaniolon, Pelegrinin dhe Verratin për momentin, por mund të besojë te Lokateli, Zhorzhinjo kampion Europe dhe Barela kampion Italie, që kandidon për një rol protagonisti në këtë kompeticion. Insinje dhe Berardi, por edhe Kieza, vijnë në gjendjen e duhur për detyrën kreative, për të cilën janë thirrur. Imobile apo Beloti do të përballen me sulmuesit më të fortë: Mbape, Benzema, Levandovski, Lukaku. Shumë gjëra varen nga rendimenti i mbrojtjes, që mbështetet ende te Bonuçi dhe Kielini, që ishin edhe në finalen e humbur me Spanjën 9 vjet më parë, me Prandelin në stol. Parashikime që vlejnë atë që vlejnë, në një Europian vlejnë më pak.

Fitoret e Greqisë, Danimarkës dhe Portugalisë edicionin e fundit, kanë qenë ndryshime të bujshme të çdo sensi të përgjithshëm. Përtej të gjithave, ky sezon ka qenë stresues nga kalendarë të pamundur dhe përgatitjesh që kanë deformuar paraqitjet dhe kanë kushtëzuar rezultatet. Në dy kompeticionet europiane, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Europës, kanë fituar dy skuadra që nuk priteshin, Çelsi dhe Vilarreali. Dy skuadra më pak të forta se Mançester Siti dhe Mançester Junajtid, por që ishin më mirë në sfidën vendimtare.

Do të ketë më shumë rëndësi gjendja në të cilën do të jenë skuadrat dhe lojtarë të veçantë, më shumë se vlerat absolute. Le të presim surpriza. Një rol në komedinë e bërë enkas për Italinë, që kështu ka fituar dy Botërorët e fundit dhe që kurrë nuk ka shkuar deri në fund kur të gjithë mendonin se do të shkonte. Do të ishte e bukur një surprizë “axurre”.
Stefano Barigelli/ Gazzetta dello Sport


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë