Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare me famë botërore është nominuar këngëtarja e vitit për OPUS CLASSIC 2021, Gjermani.
Lajmin e gëzuar ajo e ka ndarë vetë ajo me miqtë e saj në Facebook përmes një postimi të shkruar në gjuhën angleze: “-Faleminderit OPUS KLASSIK për përzgjedhjen e CD-së Anima Rara me dy nominime:
1) Këngëtarja e vitit @ermonelajaho
2) Album vokal solo. Anima Rara’, shkruan sopranoja shqiptare.
Anima Rara”, albumi debutues i Ermonela Jahos, eksploron muzikën e mbështetur nga Rosina Storchio, një nga sopranot lirike më karizmatike të epokës së verizmit.
Në “Anima Rara” Ermonela interpreton 14 arie, të cilat në një orë e 10 minuta sjellin muzikën klasike më të vlerësuar në botë.
OPUS KLASSIK është çmimi i ri për muzikën klasike në Gjermani që synon promovimin e muzikës klasike dhe vlerësimin e artistëve.
Ermonela Jaho ndërkohë është fituesja e një sërë konkursesh ndërkombëtare. – Më 1997, “Giacomo Puccini” në Milano; – 1998, “Spontini” në Ankona; – 1999, “Zandonai” në Rovereto; – më 2000 merr çmimin e artistit më të mirë lirik në Festivalin e Weksfordit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



