Treg

Pse po rriten çmimet e ushqimeve?

Kemi folur shumë për inflacionin kohët e fundit, sa telashe apo të mira do të sjellë. Gjithsesi, një kategori po i rrit çmimet aq sa duhet për të shkkatuar kriza politike dhe shoqërore, çmimet e ushqimeve.

Çmimet e ushqimeve po rriten vrullshëm nga viti 2011 dhe sipas Organizatës së Bujqësisë dhe Ushqimit (FAO) indeksi i çmimeve të ushqimeve gjatë muajit maj u rrit me 40% krahasuar me majin e viti të shkuar.

Produktet e vaktit të mëngjesit si qumështi, kafeja, sheqeri, mielli apo lëngu i portokallit janë rritur me 30% në vlerë. Mishi me 50%.

Faktorët më të mëdhenj lidhen me pasojat e Covid-19, që kanë ndikuar SHBA-në dhe Europën.

Presioni i furnizuesve ka rritur çmimet e ushqimeve dhe çmimet e transportit përqark botës. Sapo bizneset të rihapen plotësisht do të kemi një mbingarkesë kërkese.

Lajmi i mirë është se për të ndihmuar çmimet e larta, duhen çmime të larta. Fermerët do të shikojnë çmimet e larta dhe do të mbjellin më shumë e kështu çmimet do të ulen.

Pra, nga një vështrim më i detajuar, për të investuar në çmime të larta, duhet investur në outpute që fermerët mund t’i blejnë për të mbjellë sa më shumë kultura.

Gjithsesi, ekziston rreziku i një inflacioni në çmimet e ushqimeve ndonëse ushqimet dhe energjia janë gjëra që injorohen nga Bankat Qendrore.

Ushqimet blihen në masa më të vogla, por kriza e 2008-10-11, u ndikua ndjeshëm nga inflacioni në çmimet e ushqimeve.

Burimi: MoneyWeek/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë