Falë pandemisë së Covid-19 , brezi i ri ose siç quhen ndryshe “gjenerata Z”( grupmosha e të lindurve mes fundvitit 1990 si fillimin e viteve 2010) po përballen me një të tashme të zymtë dhe një të ardhme të pa sigurt. Ashtu si paraardhësit e tyre kjo gjeneratë e të rinjve është e gatshme të nxjerrë konkluzione sistematike nga mënyra se si elitat politike kanë trajtuar pandeminë. Ata e dinë se do të paguajnë taksa më të larta, duke mbajtur mbi supe borxhe më të mëdha personale dhe duke u përballur me më shumë pasiguri se çdo brez që nga lufta e dytë botërore. Sipas një raporti të fundit të zhvilluar duke pyetur të rinj në vende të ndryshme në Europë, është konstatuar se gjenerata Z, e di se përveç pasojave të Covid-19, në të ardhmen ata do të merren me një emergjencë klimatike. Dhe ata janë po aq të sigurt se nuk mund të ndikojnë në të tashmen politike. Në shumë vende të botës të rinjtë po i përgjigjen lehtësimit të masave me festa të mëdha dhe protesta. Pavarësisht se anashkalohet, të moshuarit kanë mbajtur peshën e shëndetit fizik nga kjo pandemi, të rinjtë kanë mbajtur rreziqet e shëndetit mendor.
Sipas raportit është e dukshme se brezi i ri është zemëruar, dëshpëruar dhe rebeluar. E sipas tyre shoqëria drejtohet nga të vjetrit, për të vjetrit.
“Të rinjtë u urdhëruan të ndalonin jetën e tyre për të mbrojtur një brez që tashmë kishte jetuar jetën e tyre. Por nëse të vjetrit do të kishin marrë mbështetjen e duhur nga politika nuk do duhej një përpjeke kanë e madhe shoqërore,” shpjegon raporti.
Gjenerata Z mendon se ata do të jenë më të varfër se prindërit e tyre. Sipas tyre e ardhmja duket e zymtë dhe tashmë gjithë rebelimi kundër racizmit, seksizmit, masave shtrënguese dhe ndryshimit të klimës, është zbehur.
“Ne jemi të përgatitur të dështojmë sepse nuk do të jemi afër për të jetuar me pasojat,” shkruan raporti.

Sa i përket zbutjes së rrezikut të pandemive të reja, në shumicën e vendeve ku u raportua, të rinjtë mendojnë se drejtuesit e politikës që do të jenë në të ardhmen dhe të rinj në moshë mund të jenë të paaftë, dritëshkurtër ose të korruptuar.
Shumë të rinj kanë shpjeguar se pandemia e Covid-19 se të rinjtë nuk i ndihmon askush dhe është një brez i tërë që do të mbetet me pasoja psikologjike përveç se ekonomike, pasi politika nxiti edhe me shumë tregun e egër të punës.
Pyetja e fundit e anketës ishte se si do të reagojnë të rinjtë ndaj pandemisë?
E përgjigja me e shumtë ishte se ata do të festojnë kudo dhe në disa vende do të trazira, do të kërkojnë alternativa politike.
“Nëse do të duhej të parashikoja se ku do të shkojë kjo, mendoj se nuk do të ishte drejt anarkizmit të lëvizjes së hershme anti-globale, por drejt llojit të “bolshevizmit klimatik”. Demokracia sociale, nuk ka teori të katastrofës, e njëjta gjë mund të thuhet për liberalizmin dhe politikën e gjelbër të zakonshme. Ato nuk janë të dizajnuara për veprim të menjëhershëm dhe urgjent,” shpjegon ekologu suedez Andreas Malm.
Por për ekspertin kjo gjeneratë e re vepron me teorinë e katastrofës. Ata kanë parë sesa efektive mund të jetë fuqia e centralizuar; sa shpejt mund të zgjidhet padrejtësia. Ai shton se nëse vjen një projekt i ri për ndryshimin e politikës, dyshon shumë që do të jetë gradualisht dhe i qetë.
Burimi: The Guardian/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



