Si në shumicën e çështjeve me rëndësi, SHBA-ja mban çelësin.
Kur sekretarja e thesarit amerikan, Jannet Yellen tha se duhet të ndryshohet mënyra e taksimit për korporatat e mëdha, hapi debate se si, sa dhe ku do ta paguajnë korporatat taksën e re.
Bisedimet janë fokusuar në dy çështje me rëndësi: mbledhja e taksave në vendet ku kompanitë operojnë dhe jo ku ata duan t’i regjistrojnë fitimet sipas juridiksioneve për taksa të ulëta dhe vendosjen e një niveli minimal global të taksimit prej 15%.
Ministrat e Financave të vendeve të G7 janë dakord dhe pritet ta konfirmojnë marrëveshjen në takimet e datës 4-5 qershor. Nga korriku do ta firmosë grupi i vendeve të G20 dhe më pas do të bindë 120 vendet e tjera ta nënshkruajnë marrëveshjen. Ministri gjerman e ka cilësuar këtë vendim si një revolucion i taksave.
Të gjithë revolucionet kanë humbës dhe fitues. Në këtë rast fituesit do të ishin kompanitë shumëkombëshe të cilat bëjnë shumë shitje, por regjistrojnë pak fitim të tatueshëm në saj të planeve për tu regjistruar në juridiksionet me taksa të ulëta.
Ky mishmash është rritur paralelisht me gjigandët e teknologjisë, Amazon, Google, Apple, pasuritë e të cilave janë të paprekshme.
Vendet në zhvillim në të cilat kompanitë kanë fabrika dhe operojnë, po ashtu do të përfitojnë, por jo aq sa duhet.
Humbësit më të mëdhenj do të jenë ata që e kishin taksimin si parajsën e tyre dhe u rritën kur po ndodhte globalizmi.
Një studim i vitit 2018 tregoi se 40% e kompanive të shpërndara në botë i regjistronin fitimet e tyre në vende me taksa të ulëta tatim fitimi.
Një zyrtar i përfshirë në këtë çështje thotë se taksimi mund të vrasë çdo gjë përveç këtyre “parajsave”.
Gjithsesi, edhe parajsat vijnë me rënditje. Që nga Karaibet pa taksa e deri tek taksat mesatare në Europë dhe Azi. Disa duhet të frikësohen më shumë se të tjerët.
Situata duket e zymtë për vendet me zero taksë si Ishujt Cayman, Ishujt e British Virgin dhe Bermudën. Megjithëse ata nuk kanë të bëjnë me të ardhurat e korporatave, ata mbështesin filialet e kompanive me shtëpi, llogaritarë, avokatë dhe shërbime të tjera.
Të ardhurat e tyre janë thërrime krahasuar me taksat e kursyera nga kompanitë, por shumë për ekonomitë e vogla. Në vitin 2018, të ardhurat nga shërbimet financiare sillnin 60% të totalit tek Ishujt British Virgin.
Lloji i marrëveshjes që administrata e Biden po imponon, do të zbatojë normën minimale globale bazuar nga vendi në vend, mund të hedhë në erë modelin e biznesit të këtyre parajsave. Ata janë të gjallë, por nuk mund të bëjnë gjë. Për vetë korporatat ata janë të parëndësishëm.
Ekonomitë më të strukturuara që kanë patur lidhje më të mirë me taksimin e korporatave, do ta kenë më të lehtë të mbijetojnë.
Disa vende në Europë, si Qipro apo Irlandë kanë joshur korporatat e mëdha të shkojnë tek to me një taksim minimal mbi të ardhurat me 12.5%. Apo vende si Luksemburgu dhe Holanda që ndjekin politika për të ndaluar taksimin nga vendet e tjera.
Një studim i vitit 2019 nga FMN-ja tregonte se investimet fantazmë e kishte ngritur stokun e investimeve të huaja direkte në Luksemburg në 4.000 trilionë dollarë, 1/10 e totalit në botë.
Njësoj kanë përfituar edhe Singapori me Hong Kongun.
Burimi: The Economist/ Përshtati: Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.