Shqipëria dhe Kosova janë në diskutime për përmirësimin e ofertave turistike dhe heqjen e taksës së Rrugës së Kombit.
Për këtë u fol një takim midis Ministrit të Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi me Ministrin e Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu dhe zëvëndëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
“Kërkesën tonë që të gjendet në zgjidhje të paktën e përkohshme për eliminimin e detyrimit përkohshëm për të paguar për tunelin në Kalimash për arsye se kjo po shkakton vonesa. Rruga nga Kosova deri në destinacionet në Shqipëri dhe anasjelltas duhet të jetë sa më e lehtë. Duhet të gjendet një zgjidhje për eliminimin e detyrimit për të paguar për tunelin në Kalimash, që po shkakton vonesa për turistët tanë, të cilët ia mësyjnë Shqipërisë, e sidomos për pushime afatshkurtra”, – tha Bislimi.
Ministri Klosi, u shpreh se do të bëjë gjithçka të jetë e mundur për të mundësuar ofertat e përbashkëta turistike Kosovë – Shqipëri, duke mos përmendur heqjen e taksës prej 5 eurove.
“Për të dy qeveritë tona është një vendimmarrje e përbashkët që turizmi nuk është vetëm një kënaqësi, është një kontribuues i rëndësishëm në ekonomi dhe buxhetet tona. Prandaj, do të bëjmë gjithçka që oferta Kosovë-Shqipëri të jetë një realitet. Deti është i të gjithë shqiptarëve dhe bjeshkët po ashtu duhet ta shikojnë ofertën. Është e pafalshme që të kemi kufi edhe në bjeshkë. Folëm qartë që parqet tona të jenë parqe që nuk e njohin kufirin administrativ”, tha Klosi.
Në fjalën e tij Klosi tha se “duam që kufiri të jetë relaksi dhe jo pengesë për biznes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje