Autoriteti i Komunikimeve Postare dhe Elektronike ka njoftuar se do të ndryshojnë tarifat e terminimit të shërbimeve të rrjeteve celulare, me ulje deri në 32%.
Tarifat që janë vendosur në vendin tonë janë sipas politikave të benchmark në vendet e BEREC (Trupa e Rregullatorëve Europianë të Komunikimeve Elektronike), në mungesë të një metodologjie për vendin tonë.
Tarifat aktuale të terminimit janë 1.11 lekë për minutë të thirrjeve hyrëse dhe dalëse dhe do të ulen me 32% për ato kombëtare dhe 31% për ndërkombëtaret.
E gjitha kjo do të bëhet në një proces të përshkallëzuar dhe jo direkte.
AKEP ka propozuar që ky proces të zgjasë dy vjet, në intervalin 2022-2024. Sipas dokumentit, parashikohet që tarifa e terminimit të thirrjeve në rrjetet celulare të ulet në 1.02 lekë/minutë vitin e ardhshëm, në 0.89 lekë/minutë në vitin 2023 dhe përfundimisht në 0.75 lekë/minutë në vitin 2024.
Tarifat e terminimit janë tarifat që kompani të ndryshme telefonike i paguajnë njëra-tjetrës për thirrje midis tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje