Menaxhim

Kufiri midis kriptove dhe parasë së thatë po bëhet më i thellë

Financa ka grupet kundërshtare si çdo fushë tjetër e  shoqërisë sonë. Një garë që po tërheq vëmendje është ndarja midis fëmijëve të kriptove dhe dinozaurëve të parasë së thatë.

Fëmijët e kriptove, besojnë se sistemi financiar digjital është e ardhmja. Nga ana tjetër, “dinozaurët e parasë së thatë nuk e duan kriptovalutën, qartësisht sepse është e rrezikshme.

Ky është një moment i mirë për të vjetërit, pasi Bitcoin nga 58 mijë ra në 33 mijë dollarë për dy javë. Pjesa më e madhe e rënies erdhi nga njoftimi i Elon Musk, se do të hiqte dorë nga Bitcoin dhe më pas nga vendimi i Kinës për ta hequr nga institucionet.

Për kaq kohë ka patur disa pasoja. Nuk ka patu dëm kolateral viziv sepse kriptot janë parë si “show” në botën e financave.

Kriptot njësoj si ari, kanë krijuar besim tek njerëzit lidhur me  vlerën e tyre, por kriptot po krijonë botën e tyre.

Për të kuptuar rritjen e Bitcoin, mjafton të kthehemi tek teoria e ekonomistit që fitoi cmimin Nobel, Thomas Schelling. Ai thoshte se njerëzit mund të qëndronin të heshtur në një koncert nëse do të dinin se dhe pjesa tjetër do të bënte ashtu. Në shumë situata kur hidhen ide, dikush hedh një pikë dhe të gjithë koordinohen në të pa rënë dakord. Nëse do i thuhej një grup të zgjidhnin numra të rastësishëm mund të përmendni 7, 100 etj, por nëse do të funksiononin me pararendje do të zgjidhnin të gjithë numrin 1.

Kjo pasqyrë vlen për mallrat që nuk kanë vlerë të brendshme. Schelling tha se rasti i investimit në ar është një bashkërendim i tillë.

Shufrat e arit kanë vlerë, sepse shumë njerëz bien dakord për këtë gjë. Vlera e tyre forcohet nga mungesa e tyre dhe jetëgjatësia e tyre.

Një ekonomist i shquar, Willem Buiter, thoshte më parë për arin se është një flluskë 6 mijë vjeçare. Bitcoin është më i ri, por i ngjan. Teknologjia pas Bitcoin është më e zgjuar, ndonëse tërheqjen më të madh të përdoruesve duket ta ketë Ethereum, kriptomonedha e dytë më e famshme në botë.

Po! Bitcoin përdoret në transaksione, por jo më për Tesla. Pika e tij është mungesa e produktit dhe emri që ka krijuar. Njësoj si me arin, krijohet një rast teorik si provë kundër inflacionit të parasë së thatë.

Ngjarjet e ndodhura vërtetojnë se kriptomonedhat janë një kopësht në mure i palidhur me pjesën tjetër të financave. Por, një model tjetër po afrohet, një rrugë që lidh çmimet e arit me kriptot.

Sipas bankave, etfs-të, fondet e këmbimit, në tregun e arit kanë nisur të rriten. Kjo do të thotë që investitorët institucionalë po kthehen tek ari pas një tërbimi në Bitcoin. Kështu, rënia e Bitcoin dhe ringjallja e arit janë një tregti me vlerë relative brenda një grupi me qëllim mbrojtjen e inflacionit.

Është vështirë të heqësh dorë, kur dihet se luhatjet në kripto janë me rëndësi. Në katër vite është tregu i tretë i arit, por këtë herë me më shumë para.  Kapitalizimi i tregut të kriptomonedhave në mes të majit kapi 2.500 trilionë dollarë. Një javë më vonë ajo shkoi në 1.500 trilionë dollarë. Një humbje e madhe në paratë  e askujt.

Një dollar i humbur në kripto është njësoj me një dollar të investuar dikur, por nuk dihet se ku kanë humbur.

Ka dhe një gjë tjetër për tu marrë në konsideratë, kriptomonedhat janë pasuri spekulative. Është e vështirë të mos mendosh për to si rrezik. Besimet kanë rëndësi për të gjitha llojet e çmimeve të mallrave, qoftë në dollarë apo Bitcoin. Ju mund të jeni në gjendje ta kaloni këtë luhatje, por tjetra do të jetë më e vështirë të injorohet.

Burimi:The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë