Karla Fraçi, 84 vjeç, vdiq të enjten në shtëpinë e saj në Milano, pas një gjendje të rënduar shëndetësore
Me vdekjen e saj baleti humbi një mit. Ndërsa Italia krenarinë e saj.
Fraçi ishte një nga balerinat më të famshme në botë.

“Teatri, qyteti dhe kërcimi humbën një figurë historike, legjendare që ka lënë një gjurmë shumë të fortë në identitetin tonë dhe ka dhënë një kontribut themelor në rritjen e prestigjit të kulturës italiane në botë”, thuhet në një njoftim zyrtar të “La Scala”.
Fraçi, Karla, Karlina ose Fraçina, siç e quanin të gjithë me kalimin e kohës ishte për të gjithë italianët simboli i “La Scala”

“…Ka një fytyrë e bukur”, tha drejtori i shkollës së vallëzimit në vitin 1946 kur e pa Karlën për herë të parë, duke lumturuar para së gjithash Luigi Fraçin, babain e balerinës, i cili i dashuruar pas tangos, përmes një shoku të familjes, ai sjell Karlën (e lindur më 20 gusht 1936), në shkollën e vallëzimit, aty ku fillon përpjekja e vërtetë, fillimisht me orë pastaj me vite përkushtimi absolut ndaj një arti që duhet punuar çdo mëngjes.
Në vitin 1958, Karla Fraçi, u bë balerina e parë e “La Scala”, duke luajtur rolin e protagonistes tek Romeo dhe Xhulieta dhe me pas rolin që e bëri balerinë me famë ndërkombëtare, atë të Xhiselës.
Në karrierën e saj shumë dekadash, Karla Fraçi mbizotëroi me talentin e saj teatrot më të mëdha në botë duke interpretuar mbi 200 role.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



