Për katërmujorin e parë të vitit 2021, transporti i pasagjerëve në të gjitha llojet shënoi ulje krahasuar me katërmujorin e parë të vitit 2020. Ndërkohë volumi i mallrave për të njëjtat periudha rezulton në rritje.
Gjatë muajit prill 2021, volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në vendin tonë nga portet detare arritën në masën e 451.6 mijë ton, duke u rritur me 27.7% krahasuar me prillin e vitit 2020.
Mallrat e transportuara gjatë prillit 2021, me hekurudhë raportohen nga Instat në masën e 2.333 mijë ton-kilometër dhe me ajër 161 ton, me rritje respektive 3.1 dhe 2 në raport vjetor.
Për udhëtimet e pasagjerëve vazhdon të mbetet preferenciale linja ajrore, mënyrë udhëtimi që zë 76.7% të transportit të përgjithshëm. Gjatë prillit 2021, me transportin ajror udhëtuan 101.354 pasagjerë, me rritje 25.5 herë në krahasim me prillin e 2020-s.
Me linjë detare udhëtuan 30.413 pasagjerë gjatë prillit të këtij viti, 9.6 herë më shumë se prillin e kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.