Treg

Elon Musk në diskutime me prodhuesit e Bitcoin, krijohet Këshilli

Vlera e Bitcoin u rrit me 4% pasditen e të hënës, pasi drejtori i Tesla, Elon Musk, tha se ai është në diskutime për rregullimin e mënyrës së krijimit të kriptomonedhave dhe rrjedhimisht të tregtimit të saj.

Vlera  e Bitcoin raportohej në 38 mijë dollarë dhe u rrit me 17% pas njoftimit të Elon Musk në Twitter, duke arritur në 39.5 mijë dollarë.

Michael Saylor, drejtor i “Michroeconomics” tha se ka takuar me Musk një grup prodhuesish të Bitcoin duke krijuar Këshillin e Prodhimit të Bitcoin, që premton qëndrueshmëri.

Muska ka qenë gjithmonë mbështetës i madh i kriptomonedhave duke e ndihmuar të ngrihet. Vetëm me një fjali në Twitter, Elon ngren ose ul vlerën e BTC.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë