Luhatjet në Bitcoin vijnë me kulturën e investimeve në të, me aspak domethënie për ekonominë.
Pas një viti të vështirë me politika monetare të paprecedente, stimul fiskal, çmimet dhe inflacioni ka një shenjë alarmi: kriptot!
Nga Uashingtoni në Frankfurt në Pekin, një murmurimë e vogël u kthye në një refren dhe ekspertët mendojnë se politika e krijuar nga ata vetë po destabilizojnë tregjet.
Kur Banka Federale në SHBA shprehet se rreziku është nën kontroll, vendet e tjera po marrin masa. Islanda është vendi i parë i Europës Perëndimore që shtrëngoi politikat inflacioniste dhe tregun e pronave të paluajtshme. Edhe vendet e tjera të Europës po ndjejnë rrezikun, por po mbështeten më stimulin monetar për momentin.
Në Kinë, ku rimëkëmbja po ecën më shpejt, rritja e vlerës së pronave të patundshme po kthen vëmendje tek vendosja e një takse për pronën. Çmimet e rritura mund të rrisin furnizimet. Autoritetet në Kinë po shpresojnë për zvogëlim rreziqesh dhe “plasje flluskash” duke mbajtur kostot e borxhit në nivelin e duhur.
Që fitimet të qëndrojnë lart duhet të japin prova që i rezistojnë politikave monetare dhe nuk ndikojnë në inflacion. Nëse ekonomia globale mund ta bëjë këtë, atëherë bankierët qendrorë mund të vazhdojnë të hedhin poshtë luhatjet e Bitcoin si një element mbushës.
Burimi: Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




