Taksa

Nuk ka më korporata të mëdha me taksa të ulëta. G7 firmos marrëveshjen të premten

Grupi i 7 ekonomive më të mëdha në botë janë gati të nënshkruajnë marrëveshjen mbi taksimin e korporatave shumëkombëshe.

Marrëveshja pritet të konfirmohet ditën e premte dhe do të jetë një parakusht edhe për G20 në mbledhjen e OECD-së në Paris.

Një marrëveshje e tillë me OECD-në do të njihet si një zhvillim me rëndësi në taksimin e korporatat të cilat nuk mund të përfitojnë më juridiksione të ulëta taksash për fitime të mëdha. Gjigandët digjitalë do të paguajnë edhe më shumë në vendet ku shesin shërbimet.

Gjatë javës së kaluar, SHBA-ja uli përsëri kufirin minimal të taksës globale nga 21% në 15%. Kjo bëhet me qëllim që një pjesë e fitimeve globale të korporatave më të mëdha të tatohen bazuar në vendndodhjen e shitjeve .

SHBA-ja është e sigurt pasi ka përkrah pjesën më të madhe të G20. Italia dhe Gjermania e kanë mbështetur gjithmonë idenë e një takse globale në bazë të vendeve të shtrirjes. Njësoj dhe Britania e Madhe me Francën.

Vetë G7 nuk ka ndonjë rol formal në proces, por nëse shtetet dhe ministritë e tyre të financave bien dakord atëherë marrëveshja është e kryer.

G20 synon përfundimin e politikës së taksës globale gjatë sezonit veror.

Burimi: Financial Times


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë