Biznes

Kulla Eiffel hapet në qershor. Operatorët: ka nevojë për rikapitilizim

Kulla Eiffel do të hapet për turistët më 16 qershor, pas një mbyllje më shumë se  8 muaj.

Gjatë javës së kaluar Franca vendosi të hapë bar-kafetë dhe restorantet dhe zgjati orën e lëvizjes deri në 21:00.

Kulla Eiffel, një ndër atraksionet kryesore të vendit francez, pritet të vizitohet nga rreth 10 mijë turistë në ditë, nga 25 mijë që vizitohej më parë. Në vit, ajo vizitohet nga rreth 7 milionë turistë.

Operatorët ekonomike të kullës thonë se situata e saj financiare është dëmtuar rëndë dhe duhet një rikapitalizim.

Humbjet gjatë 2020-2021 mendohet të arrijnë në 12o milionë euro.

Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë