Treg

Bitcoin po tërheq në rënie edhe mallrat e tjera

Ngjarjet që ndodhën një pas një me kritpomonedhat duket të kenë ndikuar tek mallrat e tjerë dhe tregjet e tyre. Luhatjet e forat të Bitcoin luhatën edhe aksionet e kompanive më të mëdha teknologjike.

“Dow” dhe “S&P 500” patën rënien më të madhe  dhe “Nasdaq” më të vogël.

Investitorët thonë se është interesante se si i gjithë tregu i shkon “pas fijes” Bitcoin dhe është akoma më  keq të kuptojmë se vetë tregu qenka aq i paqëndrueshëm sa mund ta ndikojë një monedhë digjitale.

“Po presim shifrat e inflacionit. Aty do të zbulojmë nëse parashikimet, frikërat janë të vërteta”,-tha një ekonomist i një firme .

Kompanitë teknologjike kanë patur në muaj të vështirë me shitjet.

Gjysmë përcuesit dhe software-t po prodhohen në numër të vogël duke ndikuar në financat e kompanive.

Knapp, një eksperti makroekonomisë, tha se yield-et e obligacioneve janë luhatur më pak me përpjekjet e Uashington për të kontrolluar shpenzimet e infrastrukturës. Ai pret që tregu të reagojë ndryshe në dy javët e ardhshme, pasi këto përpjekje të dështojnë qartë dhe demokratët do të përqendrohen në një program më të madh shpenzimesh që do të rrisë deficitin.

Mania e kriptomonedhave u ngrit nga ideja e shpenzimeve të mëdha nga Uashingtoni, dhe shpenzimet e infrastrukturës mund të ishin pozitive. “Gjëja që ishte befasi në 2021-shin që nxiti me të vërtetë maninë ishte vala blu dhe më pas shpërthimi i shpenzimeve,” tha ai, duke vënë në dukje se Bitcoin përfitoi nga potenciali ekzisten për inflacion dhe shpenzimet e mëdha.

Burimi: CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë