Treg

Kina ndalon Bitcoin. SHBA po mendon ta taksojë

Bitcoin ra përsëri pasditen e të premtes pasi Kina vendosi të ndalonte prodhimin dhe përdorimin e saj.

Në një njoftim nga Këshilli i Shtetit në Kinë u tha se ky vendim vjen në mbrojtje të sistemit financiar.

Bitcoin ra 6% të tjera pas rënies me 40% gjatë gjithë javës.

Qëndrimi i vrazhdë i Kinës kundrejt kriptomonedhës vjen pas vendimit të SHBA-së se do të dënonte për evazion fiskaln administruesit e Bitcoin në rast se nuk do të pranojnë taksat për transaksione, njësoj si për paratë e thata.

Këshilli i Shtetit në Kinë shtoi se ky hap është me rëndësi në mbrojtjen e stokut, borxhit, valutës së huaj dhe ndalon aktivitetet financiare ilegjitime.

Burimi: CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë