Rend dhe Ligj

Kushtetuesja bën bilancin, 100 çështje të shqyrtuara nga muaji janar

Gjykata Kushtetuese bën bilancin e punës nga janari i këtij viti e deri më tani, duke njoftuar se ka marrë në shqyrtim 100 çështje, prej të cilave 75 janë refuzuar dhe nuk kanë kaluar në seancë plenare dhe për 25 të tjera kalimi i tyre.

Përmes një njoftimi të shpërndarë, Kushtetuesja thotë se po gjatë kësaj periudhe ka miratuar dokumentin e parë strategjik të këtij institucioni si udhërrëfyes institucional për arritjen e standardeve më të lartë në ushtrimin e funksioneve me profesionalizëm, integritet dhe besueshmëri.

Në veprimtarinë e saj Gjykata thotë se është kujdesur edhe për ruajtjen e vazhdimësisë së jurisprudencës kushtetuese, duke iu referuar edhe jurisprudencës së GJEDNJ-së dhe asaj të gjykatave të tjera kushtetuese.

Gjykata thotë se është me rëndësi që në punën e saj të mbështetet nga aktorët politikë e institucionalë, mediat dhe publiku i gjerë.

“Dhënia e besimit prej tyre në këtë fazë i shërben ringritjes së autoritetit të saj, e cila në çdo rast shoqërohet me përgjegjësi të shtuar për Gjykatën dhe secilin prej gjyqtarëve, në funksion të forcimit të shtetit të së drejtës dhe demokratizimit të shoqërisë në përgjithësi”, thuhet në deklaratë.

Gjykata kthen në kujtesë së vendimet e saj janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim nga të gjithë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë