Shumë nga kompanitë europiane kanë nisur të riblejnë aksionet e tyre, ngacmuar nga rritja e parasë në qarkullim dhe besimit se ekonomia po rimkëmbet.
Nga një analizë e Societe General, kompanitë si Carrefour, Louis Vuiton, Moet Hennessy, Eni dhe L’Oreal gjatë vitit 2021 nisën të rimarrin përsëri aksionet e tyra të shitura.
Ky trend tregon rritjen e besimit të korporatave dhe krijon një boshllëk në një rajon ku është simpatizuar gjithmonë dividenti.
Pandemia duket të ketë favorizuar kthimin dhe kompensimin e dividentëve.
Vitin e kaluar, kur stabiliteti ekonomik u godit, shumë kompani hoqën politikat e dividentit.
Firmat evropiane lëshuan afër 1 trilionë euro nga borxhit vitin e kaluar duke ndërtuar “strehë” parash për të përballuar stuhinë. Tani që rikuperimi duket të jetë afër, shumë janë duke i hequr këto masa emergjente dhe po përgatisin pagesa për aksionarët.
“Shumë kompani hoqën dividentët gjatë 2020-s, gjë që është shumë e dhimbshme”,-tha politikbërësi i Societe General.
Analistët këshillojnë që të bëhet kujdes me politikat e dividentëve sepse janë angazhime afatgjata.
“Është veprim i matur të blesh mbrapsht aksionet në këtë moment kur ka para tepër në qarkullim. Ne nuk e dimë si do të luhatet bota pas pandemisë”,-tha menaxheri i financave të Hermes.
Në SHBA, një veprim i tillë është shumë normal dhe përdoret për nxitje të kapitalit të brendshëm. Tërheqja e aksioneve mbrapsht rrit fitmet për çdo aksion sa më pak njerëz ta posedojnë atë.
Diçka e tillë uli tregun e kapitalit në SHBA dhe dha ndikim në çmimet e tregut. Një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në Europë.
Societe parashikon se në vitin e ardhshëm kompanitë do të shpenzojnë 150 milionë euro në riblerjen e aksioneve. Kjo shumë do të rrisë shpenzimet vjetore me 25%.
Situata përshkruan edhe ndodhitë me obligacionet së fundmi. Ecuria e ulët e vazhdueshme e obligacioneve nënkupton që kërkesa për pagesa të vazhdueshme të dividendit mbetet e lartë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje