Treg

U rrit numri i vizitorëve në hotele për tremujorin, por u ul numri i net-qëndrimeve

Numri i vizitorëve në hotele ka ardhur në rritje gjatë tremujorit të parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020 e cila përkoi më karantinën.

Sipas të dhënave të INSTAT për strukturat akomoduese, numri i vizitorëve është rritur me 6.3% në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2020.

Numri i vizitorëve rezident është rritur me 10,1 % ndërsa numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 1,8 %.

Ajo që dallon është fakti se vizitorët kanë zgjedhur që të qëndrojnë me afat të shkurtër në hotel.

Numri i netë qëndrimeve  nga rezident është ulur me 16,4 % ndërsa numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 7,0 %.

Norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 5,6 %, kundrejt 8,2 % që ishte në tremujorin e parë 2020.

Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 4,3 %, kundrejt 7,3 % që ishte në tremujorin e parë 2020.

Sa u përket të dhënave për vizitorët rezident sipas rajonit dhe afërsisë me bregdetin, treguesit ndjekin të njëjtin trend rritje.

 Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut kanë shënuar rritjen më të lartë me 47,3 % ndërsa në Zonat Bregdetare është rritur me 42,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë