Një ditë pasi u plagos nga policia gjatë kontrollit për kultivimin e parcelave me kanabis, 29-vjeçari Greseld Shpataraku është dërguar një natë më parë në Tiranë për ndihmë të specializuar.
Mësohet se për shkak të plagës në trup, ndërsa ruante fidanët e kanabisit të mbjellë në kubik, gjendja shëndetësore e tij është rënduar.
I riu ka marrë një plumb në pjesën pranë shpatullës, por i ka prekur shtyllën kurrizore dhe mendohet se është paralizuar, pasi nuk lëviz gjymtyrët e poshtëm.
Të hënën në mesditë, Shpataraku kërcënoi me kallashnikov policinë, pasi këta të fundit kishin shkuar pranë parcelës me kanabis në një zonë të pyllëzuar të fshatit Gjorgoz të të Cakranit në Fier. Policia ka ndërhyrë për ta neutralizuar dhe për pasojë 29-vjeçari ka mbetur i plagosur.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se në afërsi të vendit të ngjarjes, Shpataraku kishte kultivuar fidanë me kanabis sativa në formë kubike. Policia ka sekuestruar edhe armën e zjarrit kallashnikov, me të cilën i riu kërcënoi policinë për ta zmbrapsur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.