Pas hapjes së zyrës doganore në portin e Durrësit, Kosova pritet të bëjë edhe zhdoganimin e mallrave në këtë port duke eliminuar vonesat e dërgesave.
Përfaqësuesit e Doganës në Kosovë shprehen se nga zyra doganore në Durrës janë krijuar lehtësime për bizneset dhe përfitimet janë të mëdha.
Ata përcaktojnë se zhdoganimi është hap me rëndësi, por mbetet për tu vendosur nga vullneti i dy qeverive, Kosovë-Shqipëri.
“Dogana e Kosovës këtu në Durrës është hapi i parë i rëndësishëm drejt bashkimit të plotë doganor mes Shqipërisë dhe Kosovës. Njohja reciproke e sistemeve doganore, e agjentëve doganorë, realizimi i qëllimit të administratës doganore edhe pse ka dy krahë, funksionon si një trup i përbashkët, ma ha mendja se përbën një lajm të rëndësishëm për të gjithë sipërmarrjen. Kjo shpejton lëvizjen e mallrave dhe e kthen kufirin në një kufi formal mes Shqipërisë dhe Kosovës. S’do ketë radhë të gjata më në pikat doganore. Pas bashkimit doganor do kemi edhe bashkimin e tregjeve”-deklarojnë përfaqësues të Doganës në Kosovë.
Zyra doganore e Kosovës në qytetin e Durrësit u hap në vitin 2019 si një projekt i nisur në vitin 2016.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.