Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka deklaruar se të ardhurat nga taksa e qarkullimit gjatë vitit 2020 ishin më të pakëta nga sa ishin menduar. Mungesa e qarkullimit gjatë vitit pandemik ka ndikuar në rënien e të ardhurave të kësaj kategorie krahasuar me vitin 2019 dhe me fillimin e vitit 2020.
Taksa e qarkullimit dhe karburantit ishte planifikuar të mblidhte 19.2 miliardë lekë dhe mblodhi vetëm 17 miliardë lekë me një rënie prej 11.3% nga plani dhe 9.2% rënie në raport vjetor.
Në total, Për vitin 2020, të ardhurat tatimore ishin programuar 155.6 miliard lekë dhe ndërkohë që realizuar 141.4 miliard lekë, me një bilanc negativ prej 14.2 miliard lekë ose 9.13 % më pak.
Për vitin 2020, të ardhurat nga Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore janë programuar 90.9 miliard lekë dhe janë realizuar 94.1 miliard lekë, me një rritje prej 3.2 miliard lekë ose 3.54 % më shumë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.