Shoqata Amerikane e Kirurgëve Plastikë ka nxjerrë të dhëna që tregojnë operacionet kirurgjikale që janë kërkuar më shumë gjatë pandemisë dhe atë që janë kërkuar më pak.
Botoksi mbetet më i popullarizuari në përgjithësi por një surprizë e madhe ishte implantimi I të pasmëve, me 22%, 970 në 1,179 operacione.
Dermatologia Ava Shamban tregon se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, ndërthurur me rrjetet sicoale që dihet tashmë se kanë një ndikim të madh, “bënë që njerëzit të kërkojnë tonifikim apo ngritje të të pasmeve me anë të operacionit”.
Ndryshimi që u kërkua më pak ishte mbjellja e flokëve ku ranë 60% që nga viti 2019, nga më shumë se 24,000 në më pak se 10,000 persona.
Gjithashtu kishte një rritje prej 8% në heqjet e implanteve të gjirit. Sipas kirurges Lisa Cassileth implantet kanë një afat që zgjasin dhe vjen një moment që duhet të hiqen.
“Kjo kërkesë për heqjen e implanteve ndoshta lidhet me bumin që kemi pasur para shumë vitesh për të bërë një implant. Koha e kaluar në shtëpi, mungesa e kujdesit dhe gjendja emocionale kanë bërë që klientët të kërkojnë të ndryshojnë”, thotë Cassileth.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.